Danimarka nuk do të marrë pjesë në “Davosin në Shkretëtirë”

Samuelsen theksoi se Danimarka bashkë me aleatët evropian, përfshirë SHBA-të, janë duke zbatuar presion të koordinuar ndaj Arabisë Saudite, e cila ka dhënë frytet e saj

Ministri i Jashtëm i Danimarkës, Anders Samuelsen, ka bërë të ditur se vendi i tij nuk do të marrë pjesë në konferencën “Iniciativa për investime të ardhshme (FII)”, e quajtur ndryshe si “Davosi në Shkretëtirë” e cila po mbahet në Arabinë Saudite, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në lidhje me vendimin për pjesëmarrje të ndonjë përfaqësuesi nga vendi i tij në konferencë, ministri Samuelsen tha se në këtë pikë në cilën ndodhen nuk preferojnë të marrin pjesë në konferencë. Ai theksoi se vendimi është një shenjë serioze.

Samuelsen gjithashtu theksoi se Danimarka bashkë me aleatët evropian, përfshirë SHBA-të, janë duke zbatuar presion të koordinuar ndaj Arabisë Saudite, e cila ka dhënë frytet e saj. Ai shtoi se mospjesëmarrja e tyre është një përgjigje e hapur dhe e qartë ndaj vrasjes së gazetarit saudit, Jamal Khashoggi.

Danimarka vitin e kaluar ka realizuar ekporte prej 7.2 miliardë kronë (rreth 760 milionë euro) në Arabinë Saudite.

Konferenca “Iniciativa për investime të ardhshme (FII)”, e cila ka filluar këtë mëngjes nën hijen e bojkoteve në përmasa ndërkombëtare pas vrasjes Khashoggi, planifikohet që të zgjasë tre ditë.