Danimarka fiton minimalisht, Peruja shpërdoron

Peru shpërdoron, Danimarka kap Francën në Grupin C

Danimarka arriti të mposhtë me rezultatin minimal 1-0 Perunë dhe t’i bashkohet Francës në krye të grupit C. Ishte një gol i shënuar nga Yousouf Poulsen në minutën e 58’, që i dha fitoren danezëve, ndërsa, Peruja nuk ia doli të ndryshojë shifrat e rezultatit në minutat e mbetura.

Ka qenë një fitore me fat për danezët, të cilët duhej të kishin kaluar në disavantazh në fundin e pjesës së parë, por Cueva ka gabuar keqas penalltinë e akorduar nga sistemi “VAR”.

Ishte sulmuesi Yussuf Poulsen (59′) që shënoi për 1-0 pas asistimit të Christian Eriksen dhe me këtë gol ia siguroi fitoren kombëtares së tij ndaj Perusë.

Pas kësaj fitore, Danimarka e sheh veten në pozitën e dytë me pikë të barbarta me liderin Francën, ndërsa Peruja dhe Australia mbeten pa pikë.

Amerikanojugorët janë hedhur në sulm pas pësimit të golit dhe kanë shkuar disa herë afër barazimit, por janë treguar të pasaktë në momentin e fundit dhe nuk kanë arritur ta shmangin humbjen.

Ky rezultat e lë në vendin e fundit Perunë, që në ndeshjen e ardhshme do të luajë kundër Francës, ndërsa danezët do të përballen me Australinë.