Damian Gjiknuri: 1.4 miliardë dollar për akset me impakt ekonomik, volumi më i madh i financimit

Ministri Infrastrukturës dhe Energjetikës Damian Gjiknuri deklaroi sot nga Tepelena se, volumi i investimeve në infrastrukturën kombëtare arrin në vlerën e 1.4 miliardë dollarë, duke shënuar financim më lartë se më parë adresuar këtij sektori të rëndësishëm për ekonominë e vendit.

Ministri Infrastrukturës dhe Energjetikës Damian Gjiknuri deklaroi sot nga Tepelena se, volumi i investimeve në infrastrukturën kombëtare arrin në vlerën e 1.4 miliardë dollarë, duke shënuar financim më lartë se më parë adresuar këtij sektori të rëndësishëm për ekonominë e vendit.

“Nëpërmjet programit të rimëkëmbjes të infrastrukturës kombëtare, nëpërmjet programit të partneritetit Publik Privat dhe të buxhetit të shtetit, në këto vite do të kemi volumin më të madhe të investime në infrastrukturën rrugore që shkon në gati 1.4 miliardë usd”, -tha Gjiknuri.

Ministri theksoi se në serinë e veprave të infrastrukturës që i adresohet ky volum financimi bën pjesë edhe Bypass-i Tepelenës, nisja e punimeve të të cilit startoi sot.

Gjiknuri tha se vërtet rrugët janë vepra të vështira, vepra inxhinierike që marrin financa, kohë dhe ku shpesh herë përfshihen edhe institucionet ndërkombëtare që japin financime, duke ndikuar në ngadalësim e procedurave, por mbi të gjitha, tha ai, duhet të kuptojmë që atë që po bën qeveria konsiston në faktin e një mirëmenaxhimi nikoqir, ku paratë po i hedhim në ato rrugë që i japin zhvillim vendit, shkruan ATSH.

Nga jugu, në veri, lindje apo perëndim të vendit, investimet në infrastrukturë, do t’i japin prioritet vendeve bregdetare të vendit, zhvillimit të turizmit dhe ekonomisë së Shqipërisë, u shpreh ministri Gjiknuri, duke nënvizuar se, nuk do të hedhim para në rrugë që nuk kanë impakt në ekonomi.

“Ato patjetër do të marrin kohën e tyre por kur të kemi më shumë financime. Investimet publike janë prioritet në vepra që gjenerojnë zhvillim dhe rrisin të ardhura për ekonominë e vendit , deklaroi Gjiknuri.