Cristiano Ronaldo dhe Leo Messi “sfidohen’ në art

Rivalitetit jo vetëm në kampionatin spanjoll, dhe në fushën e lojës, jo vetëm në distancë me kombëtaret përkatëse, por mes Ronaldos dhe Mesit rivaliteti është edhe në art.

Rivalitetit jo vetëm në kampionatin spanjoll, dhe në fushën e lojës, jo vetëm në distancë me kombëtaret përkatëse, por mes Ronaldos dhe Mesit rivaliteti është edhe në art. Të paktën në Rusi. Argjentina do të luajë kundër Francës në qytetin Kazan dhe gjatë kësaj kohe do të qëndrojë në një hotel me 4 yje të quajtur Ramada.

Ky hotel u bë i famshëm në 2017, pasi aty qëndroi Portugalia gjatë kupës së konfederatave. Në atë kohë, përballë hotelit u pikturua një portret gjigand i Ronaldos. Por sot gjerat kanë ndryshuar pak. Ronaldo ka se kujt ia shkel syrin.

Kryebashkiaku i qytetit Kazan, Ilsur Metshin, ka zbuluar një portret gjigand të Lionel Messit.

Piktorët iu futën punës mëngjesin e kësaj të premteje për të kënaqur yllin e barcelonës. Gjithsesi mediat shkruajnë se nga dhomat e hotelit të Argjentinës do të jetë më i dukshëm portreti i Ronaldos.

Related image