Cristiano Ronaldo dënohet me kusht dhe 18 milionë euro gjobë

Cristiano Ronaldo pranon dy vite burg dhe paguan 18.8 milionë euro

Cristiano Ronaldo është dënuar me 2 vjet burg (do ta kryejë në liri me kusht) dhe një gjobë prej 18.8 milionë euro.

Cristiano Ronaldo ka arritur një marrëveshje me Thesarin e Shtetit në Spanjë, për t’i dhënë fund procesit gjyqësor, në të cilin ishte zhytur për evazion fiskal.

Sipas informacioneve nga “El Mundo”, sulmuesi i Real Madridit ka pranuar para Agjencisë Tatimore katër vepra fiskale, që do të nënkuptonin dy vjet burgim.

Me këtë marrëveshje Ronaldo mbyll te gjitha problemet fiskale që ka patur këto vite në Spanjë, duke i dhënë fund edhe një procesi të gjatë administrativ.

Ndërkohë ka mbetur ende dhe një çështje për t’u zgjidhur: Ronaldon kërkon që dy vitet e burgut të konvertohen me gjobë dhe jo me kusht, pasi mund të krijojë probleme në të ardhmen.

Me këtë marrëveshje, së cilës i mungon vetëm firma e drejtorit të ri të Agjencisë Tatimore, Ronaldo mbyll të gjitha problemet e tij fiskale, si nga ana kriminale, edhe administrative. Sigurisht, ka ende një çështje për t’u diskutuar.

Cristiano Ronaldo dëshiron që dy vitet burg të zëvendësohen me gjobë, duke mos dashur të ketë një një problem të natyrës penale në CV e tij njerëzore dhe profesionale.

Prej muajsh Ronaldo vijonte betejën ligjore me autoritetet fiskale spanjolle, ndërsa tani mund të qetësohet, pasi ka një vendim final që e shpëton nga burgu.