Cristiano Ronaldo bëhet me bust të ri

Një tjetër bust i Cristiano Ronaldos në aeroportin që mban emrin e tij

Busti i Cristiano Ronldos në Aeroportin e Maderias në Portugali është zëvendësuar me një të ri. Skulptura e yllit luzitan dhe Real Madrid tërhoqi vëmendjen në mbarë botën kur u vendos vitin e kaluar.

Fotoja e bustit të parë u kritikua pafund nga tifozët dhe njerëzit e artit për shkak se ngjante më shumë me ish lojtarin e Arsenal dhe Manchester City-t, Niall Quinn ose ‘The Head’ nga programi televiziv ‘Art Attack’ i BBC se sa Ronaldo.

Artisti nga Maderia, Emanuel Santos mori përsipër që të realizojë sklulpturën e 33-vjeçarit, ku kaloi tre javë me këtë projekt. Për herë të parë busti u vendos kur aeroporti u riemërua në nder të Ronaldos në mars të 2017-ës.

Zëdhënesja e aeroportit konfirmoi për median se busti i vjetër ishte hequr dhe u vendos i riu ditën e premte, kur sulmuesi shënoi tripletë me Portugalinë ndaj Spanjës. Busti i ri ka një ngjashmëri më të madhe me Ronaldon.

Ronaldo u lind dhe u rrit në Maderia, aty ku edhe ka një pjesë të familjes së tij dhe ka investuar.

Skulptori i veprës, Emanuel Santos, mori shumë kritika për bustin e parë dhe kështu ai vendosi që të krijonte një tjetër të cilin e përfundoi në mars të këtij viti. Dhe këtë javë më në fund u vendos dhe busti i ri i Cristianos i cili ka një dallim të madh nga busti i mëparshëm.

Cristiano ia doli i vetëm që të barazojë Spanjën i vetëm me tregolëshin e shënuar në sfidën e parë të Grupi B. Ndeshjen e radhës do ta luajë ndaj Marokut me datë 20 dhe pesë ditë më pas me Iranin.