Cristiano-mania, një muaj pritje për një fanellë

Mania “Cristiano Ronaldo” nuk njeh ndalesë. Dhe llogaritarët e Juventus-it tani nuk bëjnë gjë tjetër, vetëm fërkojnë duart.

Mania “Cristiano Ronaldo” nuk njeh ndalesë. Dhe llogaritarët e Juventus-it tani nuk bëjnë gjë tjetër, vetëm fërkojnë duart.

Të gjithë duan fanellën e Cristiano Ronaldos. E në këtë rast “arktëtarët” e Juventusit fërkojnë duart. Që nga momenti i zyrtarizimit të portugezit, në dyqanet zyrtare të klubit bardhezi, por edhe “online” janë shitur më shumë fanella se gjatë gjithë sezonit të kaluar. Dhe tani, për të blerë një fanellë bardhezi të CR7, duhet të presësh një muaj.

Sipas një studimi të bërë në Gjermani, nga muaji gusht shitjet “online” të Juventusit në Europë janë rritur me 145% krahasuar me të njëjtën periudhë të një vitit më parë. Sigurisht që në Itali uniforma e Juves është më e kërkuara. E njëjta tendencë edhe në Austri, ndërsa në Spanjë dhe Britaninë e madhe është e shtata më e shitura. Pra, pavarësisht shumave të mëdha të shpenzuara për ta transferuar Ronaldon në Serinë A, Juventusit po i kthehet investimi.