CR7, GDP e Torinos në “boom” – Nga akulloret te hotelet pritet fluks i paprecedentë

Blerja e kartonit të Cristiano Ronaldos nga klubi italian i Juventusit është pagëzuar si “goditja e shekullit”, pasi pritet që edhe përfitimet jashtë fushës të jenë mjaft të mëdha, jo vetëm për Juventusin në formë marketingu, por edhe për sponsorët e zonjës së vjetër, kompanitë në menaxhimin e familjes Agnelli, futbollin italian, por edhe qytetin e Torinos.

Tregtarët në vend shprehen mjaft entuziastë për këtë transferim, pavarësisht faktit se me kë janë tifozë në futboll. Të gjithë pritet të fitojnë.

Tregtarët e thjeshtë, e sidomos ata të suvenireve do të përfitojnë drejtpërdrejtë, tashmë që Cristiano Ronaldo është ktheyr në një simbol të qytetit piemontez. Por jo vetëm kaq. Norma e rezervimit të hoteleve pritet që të rritet ndjeshëm tashmë që Ronaldo është i Juventusit. Gjatë vitit të kaluar, në Champions League, me ardhjen e Barcelonës së Messit në qytet, norma e dhomave të zëna u ngjit në 86.6%. Sipërmarrësit e sektorit deklarojnë se, tashmë që Cristiano Ronaldo do të jetojë gjithë vitin në Torino,  norma e rezervimit do të jetë pranë maksimumit edhe në ditët që s’do të ketë aktivitete të mëdha sportive. Thuajse të gjitha turet turistike në qytet kalojnë nga stadiumi Allianz i zonjës së vjetër.

Edhe sektori i bareve dhe restoranteve është pushtuar nga euforia, me picat e ëmbëlsirat që tashmë mbajnë numrit 7.  Dhe radhët janë të gjata, sidomos nëpër ëmbëltore. Marka e Torinos tashmë do të jetë gjithmonë e më shumë globale dhe produkti i brendshëm bruto i qytetit projektohet të rritet ndejshëm nga efekti CR7.

https://youtu.be/A9AB3HuE0lQ

Burimi: Scan