-5.5 C
Tiranë
E martë, 25 Janar, 2022

Covidi edhe në Antarktidë/ Sëmuret grupi i shkencëtarëve plotësisht të vaksinuar!

Covid 19-tës nuk i kanë shpëtuar dot as shkencëtarët e ndodhur në pjesën më të izoluar të botës: një stacion kërkimor belg në Antarktidë po përballet me një shpërthim të sëmundjes, e kjo pavarësisht faktit që punonjësit e tij janë plotësisht të vaksinuar.

Që nga 14 dhjetori, të paktën 16 nga 25 personat që jetojnë e punojnë në Stacionin Polar Princess Elisabeth janë infektuar me koronavirus. “Situata nuk është dramatike,” tha për BBC Joseph Cheek, menaxher i projektit për Fondacionin Ndërkombëtar Polar.

Por shqetësimi megjithatë mbetet. Cheek sqaron se për momentin, të prekurit janë karantinuar. Ai tha se të gjithë banorëve të stacionit iu ofrua mundësia të niseshin me një fluturim të planifikuar më 12 janar.

Megjithatë, të gjithë shprehën dëshirën për të qëndruar dhe për të vazhduar punën e tyre”. Testi i parë pozitiv u regjistrua në 14 dhjetor, në mesin e një ekipi që kishte mbërritur shtatë ditë më parë.

Ata dhe të tjerët që rezultuan pozitivë u vendosën në izolim, por virusi vazhdoi të qarkullonte. Kjo nuk është hera e parë që stacionet kërkimore në Antarktidë preken nga një shpërthim i koronavirusit.

Vitin e kaluar, një pjesë e personelit ushtarak kilian me bazë në stacionin kërkimor Bernardo O’Higgins u prek nga sëmundja pasi marinarët në një anije furnizimi rezultuan pozitivë me koronavirus.

Për tu Lexuar

Të Fundit

Lajme të Ngjashme