COVID19 dërrmon ekonominë shqiptare, INSTAT nxjerr të dhënat: Rënia ekonomike, 5.52%

Ekonomia shqiptare ka qëndruar në territor negativ edhe në tremujorin e tretë të këtij, ndonëse me ritme më të zbutura se në tremujorin e mëparshëm, kur i gjithë vendi ishte në izolim.

INSTAT ka publikuar të dhënat për ecurinë ekonomike për 9 mujorin e vitit 2020. Sipas INSTAT, rënia ekonomia është në vlerën e 5.52%. Ndërsa periudha nga korriku në shtator është 3.47%. Sipas INSTAT pandemia e COVID19 ka dërrmuar ekonominë shqiptare, ndërsa ndikimi shihet në disa sektorë si: tregtia, transporti dhe shërbimi ushqimor. Ekonomia shqiptare ka qëndruar në territor negativ edhe në tremujorin e tretë të këtij, ndonëse me ritme më të zbutura se në tremujorin e mëparshëm, kur i gjithë vendi ishte në izolim.

Të dhënat e publikuara nga INSTAT, tregojnë se Produkti i Brendshëm Bruto (P.B.B), i ndikuar nga situata e krijuar nga COVID-19, në tremujorin e tretë të vitit 2020 vlerësohet me rënie prej 3,47%, kundrejt tremujorit të tretë të vitit 2019. Në tremujorin e dytë rënia ishte 10.2% dhe në të parin -2.52%.

Për 9 mujorin, sipas të dhënave paraprake, ekonomia ka rënë mesatarisht me rreth 5.3% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Konsumi i dobët ka ndikuar në rënien e ekonomisë edhe në tremujorin e tretë, ndërsa dy sektorët që nuk po ndikohen fare nga kriza janë ndërtimi që ka ndikuar në 0.73 për qind të rritjes dhe pasuritë e paluajtshme (+0.53). Kjo e fundit shënoi rritje dhe në tremujorin e dytë të viti, ndonëse vendi ishte në mbyllje totale. Të dhënat janë në një linjë me treguesit e hershëm të INSTAT për tregtinë me pakicë dhe volumet e aktivitetit të bizneseve, që tregonin se vetëm ndërtimi ishte pozitiv në tremujorin e tretë.

Sipas INSTAT, Degët kryesore të ekonomisë, për tremujorin e tretë të vitit 2020, krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2019,shfaqen si më poshtë: Aktiviteti i Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit pati një rritjeme0,03%.AktivitetiiIndustrisë, Energjisë dhe Ujit pati një rritje me 0,78%. Aktiviteti i Ndërtimit pati një rritje me8,72%. Grupi i aktiviteteve Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor pati një rënie prej 13,01%. Grupi i aktiviteteve Informacioni dhe Komunikacioni u shfaq me rënie prej 2,38%.

Aktiviteti Financiar dhe i Sigurimit ka shënuar një rënie prej 0,73%. Aktiviteti i Pasurive të Paluajtshme ka shënuar një rritje prej 9,54%. Grupi i Aktiviteteve profesionale dhe Shërbime administrative u shfaq me një rënie prej 16,63%. Grupi i aktiviteteve të Administratës Publike, Arsimit dhe Shëndetësisë u shfaq me rritje prej 2,38%.Grupi i aktiviteteve Arte, argëtim dhe çlodhje, Aktivitete të tjera shërbimi pati një rënie me 9,93%.TaksatNetombi produktet u ulën me 8,87%.

Sa i përket ndryshimeve në krahasim me tremujorin paraardhës, treguesi i Produktit të Brendshëm Bruto vlerësohet me një rritje prej 9,77%, ku rritjen më të madhe e shënuan aktivitetet financiare dhe të sigurimit me +31.64%, të ndjekura nga industria nxjerrëse (+13.2%).

Konsumi final i popullatës, i cili përbën peshën kryesore të shpenzimeve në ekonomi u ul me 3,86%, me bazë vjetore dhe u rrit me 6% në krahasim me tremujorin e dytë. Marrë nga Monitor.al