COVID-19: Ushtarët turq ndihmojnë qytetarët e mbyllur në shtëpi për prerjen e drunjve për ngrohje

Për të ndihmuar këto qytetarë të prekur nga masat e ndërmarra kundër koronavirusit, në rrethin Edremit të provincës Van është formuar grupi "Vefa" për mbështetje sociale, i cili ka për qëllim të ndihmojë të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike

Grupi për mbështetje sociale “Vefa”, që përfshin ushtarë turq, në provincën turke Van po ofron ndihmë për qytetarët të cilët nuk mund të dalin nga shtëpitë e tyre për shkak të masave të marra për parandalimin e përhapjes së koronavirusit të ri (COVID-19), raporton Anadolu Agency (AA).

Shumë njerëz të moshës mbi 65-vjeçare dhe ata me sëmundje kronike, të cilët nuk mund të dalin nga shtëpitë e tyre për shkak të situatës aktuale të shkaktuar nga pandemia, kërkojnë ndihmë në numrat e telefonit 112, 155 dhe 156.

Për të ndihmuar këto qytetarë të prekur nga masat e ndërmarra kundër koronavirusit, në rrethin Edremit të provincës Van është formuar grupi “Vefa” për mbështetje sociale, i cili ka për qëllim të ndihmojë të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike.

Ndër personat që kërkojnë ndihmë është edhe 73-vjeçari Çerkez Tarhan, i cili banon në lagjen Köprüler të rrethit Edremit. Ai telefonoi grupin për mbështetje sociale për t’ia përmbushur disa nga nevojat e tij.

Trupat turke, të cilët u mobilizuan pas thirrjes, shpërndanë produktet e kërkuara të 73-vjeçarit, si dhe ndihmuan atë në oborrin e tij për prerjen e drunjve të ngrohjes.