Conte pranon mandatin për formimin e qeverisë së re italiane

Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, kohët e fundit i dha mandatin ish-kryeministrit Giuseppe Conte për formimin e qeverisë së koalicionit, të cilën do ta mbështesë Lëvizja pesë Yjet dhe Partia Demokratike e qendrës së djathtë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Të dyja partitë u bashkuan në një aleancë të pazakontë për të bllokuar udhëheqësin e vijës së ashpër Matteo Salvini që të marrë pushtetin.

Zëdhënësi i presidentit Mattarella të enjten tha se Conte ka pranuar mandatin e kushtëzuar, duke shtuar se tani Conte do të fillojë negociatat me partitë në përpjekje për të formuar qeverinë dhe do t’i dorëzoj raport presidentit.