Conte: Ata kanë një jetë që duan të futen në Europë

“Kanë një jetë që duan të futen në Europë”… Dëshpërimi i Kryeministrit italian, Conte, pas dështimit të arritjes së një marrëveshjeje për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“U thashë kolegëve që ky është një takim me historinë. Në vitin 1400 ato territore dhe komunitete bien nën Perandorinë Osmane. Të nesërmen e mbarimit të Luftës II Botërore, bien nën perandorinë komuniste. Kanë një jetë që duan të futen në Europë. Dita e djeshme do të kujtohet për një gabim historik dhe për këtë më vjen keq shumë.

U përpoqa që të bindja të gjithë që kjo aspiratë, për më tepër nga komunitete me shumicë myslimane, që kanë një formim kulturor europian, duan të lidhen me ne, kjo është një forcë e madhe.

I jam shumë pranë komunitetit shqiptar dhe Maqedonisë së Veriut… Italia do t’u qëndrojë pranë, do t’i mbrojë gjithmonë dhe do të vazhdojë t’ju qëndrojë pranë”.