Çmimi i naftës së papërpunuar Brent në 82 dollarë për fuçi

Ekspertët besojnë ne tensionet politike Iran-SHBA dhe shqetësimet për prodhimin në Venezuelë dhe Iran, mund të çojnë naftën Brent në 84 dollarë për fuçi këtë vit

Çmimi i naftës së papërpunuar Brent të hënën është ngjitur në 82.86 dollarë për një fuçi, ndërsa nafta amerikane West Texas Intermediate (WTI) shitet për 73.36 dollarë për fuçi, raporton Anadolu Agency (AA).

Çmimi më i ri, është një rritje me mbi një dollar për fuçi, pasi të premten nafta Brent mbylli tregtimin me 81.70 dollarë për fuçi, ndërsa marka WTI me 72.09 dollarë.

Më 23 shtator, në takimin e mbajtur në Algjeri, OPEC-u dhe Rusia ranë dakord të mos ndryshojnë nivelin e prodhimit. Si rezultat i kësaj lindën shqetësime rreth furnizimit, që bëri rritjen e çmimit në tregun botëror, me çka javën e kaluar çmimi i naftës Brent u ngjit në rreth 81 dollarë për fuçi, që ishte niveli më i lartë që nga nëntori i vitit 2014.

Ekspertët besojnë ne tensionet politike në relacion Iran-SHBA mbi sanksionet e premtuara në nëntor dhe shqetësimet për prodhimin në Venezuelë dhe Iran, mund të çojnë naftën Brent në 84 dollarë për fuçi këtë vit, dhe 95 dollarë vitin e ardhshëm.