Cili është pronari i vërtetë? Miliarderi rus pretendon se zotëron “Pallatin e Putinit”

Rotenberg është një figurë e mirënjohur në Rusi, si pronar i firmave të mëdha të ndërtimit të cilat merren me infrastrukturë si ura apo tubacione gazi.

putin

Oligarku rus, Arkady Rotenberg thotë se ai është pronari i një pallati “madhështor” në Detin e Zi dhe jo presidenti Vladimir Putin. Hetimi i fundit për pallatin u bë viral në rrjete sociale dhe në media, ndërsa vetë presidenti rus shpërndau raporte ku pretendonte pronësinë e tij.

Nga ana tjetër, këtë të shtunë, miliarderi me lidhje të ngushta me Putin-in, u shfaq në publik me pretendimin se është ai pronari i vërtetë. Polemikat mbi pronën janë përhapur në Rusi, pas botimit të dokumentarit nga ekipi i kritikut të burgosur të Kremlinit, Alexei Navalny, në fillim të muajit janar.

Në hetim pretendohej se prona kushtonte 1.37 miliardë dollar dhe ishte paguar “me ryshfetin më të madh në histori”. Akuzat ndihmuan në nxitjen e protestave të mbajtura në të gjithë vendin fundjavën e kaluar në mbështetje të Z. Navalny; protestë kjo, më e madhja e parë ndonjëherë kundër Presidentit Putin në vite.

Rotenberg është një figurë e mirënjohur në Rusi, si pronar i firmave të mëdha të ndërtimit të cilat merren me infrastrukturë si ura apo tubacione gazi. Miliarderi dihet se është i afërt me Putin, si një ish mik i fëmijërisë.

Biznesmeni ka qenë nën sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që nga viti 2014, kur zyrtarët e përshkruan atë si një anëtar të “rrethit të ngushtë të udhëheqjes ruse”, të cilët ata pretenduan se siguruan “mbështetje për projektet e përkëdhelura të Putinit”.