Champions, UEFA hap “thesin”, rrit përfitimet e klubeve pjesëmarrëse

Champions League rifillon këtë fundjavë me një standard tjetër financiar për klubet pjesëmarrëse.

Champions League rifillon këtë fundjavë me një standard tjetër financiar për klubet pjesëmarrëse.

Çdo klub që është tashmë pjesë e aktivitetit më të madh europian të klubeve përfiton 15.25 milionë euro, ndërkohë që kësaj shifre i shtohet edhe mbarëvajtja në grup.

Çdo fitore ka një bonus prej 2.7 milion euro dhe 900.000 për barazimin. Klubet që do të marrin të gjitha fitore do të arrijnë shifrën e 16.2 milionë eurove vetëm në këtë fazë, raporton TCh.

Sa i përket fazës së eliminimeve, për në 8-tshe çdo skuadër përfiton 9.5 milion euro, për në çerekfinale 10.5, për gjysmëfinalet 12, kualifikimi në finale 15 milion dhe për fitoren e finales 4 milion euro të tjera.