Çfarë ndodhi me protestuesit në Francë pasi Macron plotësoi kërkesat?

Vendimi i pak ditëve më parë i presidentit francez Emmanuel Macron për rritjen e pagës minimale, tërheqjen nga rritja e çmimit të karburanteve dhe premtimi për nisjen e një debati kombëtar lidhur me tematikat madhore të vendit duket se nuk e kanë frenuar protestën e nisur nga “jelekët e verdhë”.

Edhe gjatë ditës kësaj të shtune në Paris dhe disa zona të tjera të Francës është protestuar dhe ka pasur sërish përplasje me forcat e rendit, gaz lotsjellës e arrestime. Tensionet kanë zgjatur pak dhe janë ulur.

Për 5 javë francezët me jelekë të verdhë po protestojnë por pas deklaratës së presidentit Macron protesta nuk është ndalur ende, edhe pse numri i protestuesve ka shënuar rënie në aspektin numerik./SCAN