“Çfarë mund t’i ofroni Bashës?”/ Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama në bashkëbisedimin me gazetarët, u pyet se përse disa kandidatë kanë më shumë se 3 mandate në detyrë, ndërsa për Vangjush Dakon dhe Qazim Sejdinin nuk u bë e njëjta gjë.

Kryeministri Edi Rama në bashkëbisedimin me gazetarët, u pyet nga gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu se përse disa kandidatë kanë më shumë se 3 mandate në detyrë, ndërsa për Vangjush Dakon dhe Qazim Sejdinin nuk u bë e njëjta gjë.

“Së pari kur fola dhe për Durrësin dhe Elbasani janë dy nga qytet më të mëdha. Dhe nuk thashë që vumë kufi 3 mandate.
Ka nga ata kryebashkiakë që kanë harruar se kur kanë marrë detyrën për hyrë të parë, unë nuk kam paragjykime. Por qytetet e mëdha janë histori tjetër. Prej kohësh ka qenë kërkesa e të dyve po e theksoj dhe njëherë”, tha Rama.

Rama u pyet edhe për atë se çfarë ai mund t’i ofrojë Lulzim Bashës.

“Për sa i përket se çfarë mund t’i ofroj Bashës. Kafe çaj, ëmbëlsira… Dialog pa kushte domethënë të flasim për çfarë gjërash mund të bëjmë së bashku, jo vetëm për shqetësimin e njërës palë. T’i marrim problematikat me radhë e të flasim. Në këto kushte ska kushte për të bërë negociata për 30 qershorin, se kemi ne në dorë. Ata thonë se s’duam karrige, aq me mirë, hajde të punojmë bashkë. Që të shkojmë në zgjedhjet e 2021 me qartësi dhe siguri më shumë për ata, se ne jemi të sigurt sidoqoftë”, tha Rama.