Çështja “McGonigal”, Zekthi: Rama ka trilluar një spektakël Hollywood-ian. Është e qartë që është përshirë në korrupsion dhe ka akuzuar…

Analisti Fitim Zekthi i ftuar në studion e emisionit “Open”, në News24 foli për çështjen “McGonigal” dhe përfshirjen e kryeministrit Edi Rama.

Zekthi u shpreh se Rama ka trilluar një spektakël Hollywood-ian për akuzat e bëra ndaj Lulzim Bashës në lidhje me rublat ruse. Më tej ai tha se kryeministri është nën hetim nga drejtësia amerikane për krijimin e një akuze publike.

“Këto gjëra mund ti bëjë Pekini, Irani që duan të korruptojnë zyrtarë të lartë amerikanë. Për mua është e qartë. Ardhja disa është e McGonigal kur ka qenë me Nezën, pjesë e FBI, pagesa e parave, ndalim që McGonigal është një person që është përzier me këto punë. Për mendimin tim është e qartë që Rama është i përfshirë në korruptim dhe krijimin e një rrene që ka bërë për Bashën. Thoshte rubla, rubla, kur e ka bërë vet. E ka shitur si të vërtetë.

Rama del kuptueshmërisht mjaftueshëm qartë që McGonigal ka marrë para nga ai. Kjo është një triller spektakolar Hollywood-ian. Nuk duhet të korruptohen zyrtarë të tjerë për hir të pushtetit.

Ai zhvilloi një takim me Zelenksy-n dhe i kërkoi të luftojë çështje e korrupsionin. Vetëm kaq gjë u bë alarm. Kjo u cilësua si ndërhyrje për të dëmtuar rivali., Atje i kërkoi presidentit të hetojë, kurse këtu ven McGonigal në Tiranë dhe i kërkon drejtësisë të hetohet Basha, dhe të mos kemi dyshime ne se janë lojëra politike të një zombi? E mbylli karrierën politikë në mënyrën më të gabuar. Ky njeri i hipi kalit mbrapsht. Sot po të hetosh as Irani nuk kërkon të korruptojë zyrtarë të SHBA, por këtu bëhet. Ky është nën hetim nga FBI që ka sajuar një gënjeshtër publike. Ne nuk e dimë se si nisi, por mesa di në 2018, sipas dosjes së Nju Jorkut, kur McGonigal ishte në detyrë, i propozoi qeverisë të hetohej vajza e një rusi. Se ka dy dosje të hapura. Aty ka pasur luftë”, tha Zekthi.