Celulari i parë Huawei me 8GB RAM

Huawei ka zbuluar Honor 10 GT, që do të jetë celulari i parë i markës me 8 GB RAM.

Huawei ka zbuluar Honor 10 GT, që do të jetë celulari i parë i markës me 8 GB RAM.

Paraardhësi i tij, Honor 10, që u lançua në muajin prill në Kinë dhe në maj në të gjithë botën, kishte deri në 6 GB RAM.

Përveç RAM-it të shtuar, celulari Honor 10 GT do të jetë identik me Honor 10. Ai ka një procesor Kirin 970, bateri 3400 mAH dhe kamera 24-megapixel, shkruan Top Channel.

Ky “smartphone” do të dalë në treg në Kinë në datën 24 korrik. Ende nuk ka një çmim zyrtar për të, por mendohet se do të kushtojë rreth 400 dollarë.