Celibashi: Kemi kërkuar verifikim të thelluar për 10 kandidatë për kryetar bashkie

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi tha të martën se është kërkuar verifikim i thelluar për 10 kandidatë për kryetar bashkie dhe 28 kandidatë për anëtarë të këshillit bashkiak.

“Janë 10 kandidatë për kryetar bashkie dhe 28 kandidatë për anëtar të këshillit bashkiak të cilët janë dërguar për hetim të thelluar. Kandidatët janë të bashkisë Kuçovë, Mallakastër, Krujë, Devoll, Vau Dejës, Shijak, Himarë, Kukës, Has, Devoll. Janë 28 kandidatë për anëtarë këshilli bashkiak nga 23 763 në total që janë dërguar për hetim të thelluar. Sipas detyrimit që ka KQZ i ka bërë publikë formularët e kandidatëve. Për hetim të thelluar janë dërguar anëtarët për këshill bashkiak në Mirditë, Shijak, Pukë, Gramsh, Kuçovë, Tiranë, Shkodër, Kuçovë, Bulqizë, Dibër, Fushë Arrës, Vlorë”, tha Celibashi.