Çavuşoğlu takon homologun rus Lavrov

Takimi mes dy ministrave të jashtëm u zhvillua në kuadër të takimit të 51-të të ministrave të jashtëm të Asociacionit të Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN) në Singapor

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, është takuar me homologun e tij rus Sergey Lavrov në Singapor, raporton Anadolu Agency (AA).

Takimi u zhvillua në kuadër të takimit të 51-të të ministrave të jashtëm të Asociacionit të Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN) që mbahet në Singapor.

Sipas burimeve diplomatike, krahas fushave të bashkëpunimit dypalësh, dy ministrat kanë diskutuar edhe në lidhje me zhvillimet rajonale me në krye Sirinë.

Në kuadër të takimit të ASEAN-it, Çavuşoğlu dje zhvilloi takim dypalësh me ministren e Jashtme të Indonezisë Retno Marsudi, ndërsa sot me homologun japonez Taro Kono dhe atë iranian Xhevad Zarif.