Çavuşoğlu: Edhe Nigeri ndien ndikimin e gjendjes në Libi

"Ndikimin nga gjendja në Libi, në çdo fushë, në çdo aspekt, më së shumti e ndiejnë vendet fqinje, vendet në rajonin e Sahelit dhe Nigeri", tha Çavuşoğlu, i cili gjendet për vizitë zyrtare në Niger

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, i cili gjendet në një vizitë zyrtare në Niger, ka theksuar se edhe Nigeri ndien ndikimin e gjendjes në Libi, raporton Anadolu Agency (AA).

Çavuşoğlu, me rastin e vizitës në Niger, u takua me presidentin e vendit, Issoufou Mahamadou.

Në deklaratën e tij pas takimit, kryediplomati turk tha se në takim kanë vlerësuar bashkëpunimin kundër terrorizmit.

Ai theksoi se në takim gjithashtu kanë biseduar edhe për çështjet rajonale, përfshirë Libinë.

“Ndikimin nga gjendja në Libi, në çdo fushë, në çdo aspekt, më së shumti e ndiejnë vendet fqinje, vendet në rajonin e Sahelit dhe Nigeri”, tha ai.

Përveç çështjeve rajonale, Çavuşoğlu tha se kanë disktuar edhe marrëdhëniet Turqi-Niger dhe si mund t’i zhvillojnë ato në çdo fushë.Kryediplomati turk: Edhe Nigeri ndien ndikimin e gjendjes në Libi