
Administratori i një lokali në unazën e Elbasanit është shpallur në kërkim.

Ekspertët thonë se shitblerjet e bankave që po ndodhin në tregun vendas imponojnë forcimin e mbikëqyrjes së sistemit financiar.

Qentë endacakë në Lezhë janë shtuar kohët e fundit dhe banorët shprehen të shqetësuar për praninë e tyre në rrugë, pasi nuk kanë munguar edhe rastet e sulmeve. Çifti Dolonaku, banorë të lagjes ‘Skënderbeg’ janë përballur me rrezikun që vjen nga sulmi i qenve endacak.

Pas denoncimit mbi vendimin e Gjykatës së Tropojës që bëri nul verdiktin e Apelit Administrativ, i cili më herët pezulloi punimet për ndërtimin e disa HEC-eve në Valbonë, ka reaguar edhe ministria e Drejtësisë.

Sipas statistikave të Policisë Rrugore, gati 50 për qind e aksidenteve me pasoja të rënda në zonat urbane kanë si shkaktarë këmbësorët e papërgjegjshëm.

Aktivistët e mjedisit, që po merren me kundërshtimin e ndërtimit të hidrocentraleve në Valbonë, ankimuan në Gjykatën e Apelit në Shkodër vendimin e Gjykatës së Tropojës, që pengonte përmbaruesit shtetërorë të ndërpresin punimet për ndërtimin e HEC-eve në lumin e Valbonës.

Nisur nga rastet e viteve të kaluara, ku persona me problem te shëndetit mendor janë përfshirë në ngjarje kriminale, këtë vit, policia e shtetit ka hartuar një plan masash për mbajtjen në kontroll dhe evidentimin e këtij kontigjenti.

Ndërtimi i banesave pa kriter, pas viteve 1990, ka sjell një sërë problemesh, mes të cilave edhe atë të depozitimit të mbetjeve urbane. Një nga lagjet, e cila shtrihet drejt periferisë është edhe ajo e quajtur lagjia e MCR, që gjatë viteve të fundit ka marrë një zgjerim të konsiderueshëm, duke shtuar problemet për banorët.

Dhjetëra fëmijë të moshave të ndryshme i janë drejtuar repartit pediatrik në Spitalin e Fierit, për shkak te problemeve shëndetësore, të shtuara së më shumti edhe nga temperaturat e larta të ditëve të fundit.

Sipas të dhënave të zyrtare të Eurocontrol, rezulton se numri i vonesave në pjesën e parë të 2018 është dyfishuar, me një shifër që shkon në 47,000 minuta në ditë, 133% më shumë se në 2017.