
Denaj: Qeveria e angazhuar në përmirësimin e klimës për biznesin

Një ndryshim në paketën fiskale të këtij viti, për TVSH-në e produkteve bujqësore, ka bërë që industria agropërpunuese dhe eksportuesit të kenë kosto shtesë.

Pesë ditë nga protesta e 16 shkurtit, Policia e Shtetit dhe Partia Demokratike replikuan në distancë për atë që mund të ndodhë të shtunën. Policia ndau shqetësimin për përfshirjen e individëve me precedentë penalë, të cilët synojnë sipas saj destabilitetin e vendit, skenar që u hodh poshtë nga selia blu.

Thirrjet e Lulzim Bashës për protestën e 16 shkurtit, kryeministri Rama i ironizoi nga Lezha.

Pas mbledhjes së Qeverisë, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj foli për takimin me ambasadorin amerikan, Philip Kosnett, duke thënë se nga Shtetet e Bashkuara kërkohet heqja e taksës, mrëpo qëndrimi i tij mbetet i pandryshuar.

Një ditë pas videoskandalit të punonjësit të policisë në Gruemirë, një tjetër skandal ka prekur efektivët e Policisë së Shkodrës.

Komisioni i Ligjeve miratoi shtyrjen me një vit të afatit për verifikimin dhe regjistrimin e titujve të tokës bujqësore, ndërsa adresoi edhe një problematikë të shfaqur në zonën e Divjakës, ku mospërputhja e tokës me vendbanimin mbante të bllokuar regjistrimin e pronës.

Kryeministri Edi Rama ishte në maternitetin “Koço Gliozheni” për t’i dorëzuar çekun e bebes një nëne që kishte sjellë në jetë trinjakët e parë për këtë vit në Shqipëri.

Shqipëria renditet ndër 9 vendet me intensitet të lartë të përhapjes së virisut të gripit në Europë.

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe Policia e Vlorës janë përfshirë në një operacion të gjerë antidrogë për të arrestuar disa persona të dyshuar si trafikantë droge që kërkohen nga shteti italian.