
“Do të vijojnë takime edhe me krerë të tjerë të partive”

Kreu i PD Lulzimi Basha ka komentuar serish sot vendimin për djegien e mandateve duke thënë se nuk është thjesht djegie mandati, por se nuk do të ketë më Kuvend. Basha e quajti Ramën pengesën e Shqipërisë për anëtarësim në BE.

Në kushtet kur Kodi Zgjedhor nuk parashikon konkretisht çfarë bëhet me mandatet e një force politike, kur ajo nuk garon në koalicion, ekspertët mendojnë se zgjidhja mund të gjendet për analogji në parashikimin e legjislacionit për deputetët e pavarur.

Propozimi i kryetarit Basha për djegien e mandateve u mbështet unanimisht nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, por demokratët nuk pritet ta lënë sot mandatin e deputetit, pasi vendimi përfundimtar i takon forumeve më të larta të partisë.

Gadishmëria e lartë e policisë për shmangien e dhunës gjatë protestës së sotme është një nga elementët që ka tërhequr vëmendjen e DË në pasqyrimin e protestës së madhe të opozitës kundër qeverisë në Shqipëri.

Lideri historik dhe shpirtëror i Partisë Demokratike, Sali Berisha, bëri një deklaratë për mediat, teksa ndodhej në shesh mes protestuesve dhe krah Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit.

Shkak i kësaj krisje në kampin opozitar është bërë mospërfshirja në dokumentin e hartuar nga Lulzim Basha të dy prej shqetësimeve të Partisë Agrare Ambientaliste.
Policia e Shtetit ka reaguar sot për protestën e opozitës. Në një deklaratë për mediat bën të ditur se persona me rekorde kriminale do të marrin pjesë të shtunën në këtë tubim për të ushtruar akte dhune.
Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Alket Arapajn.

Në Tiranë, Sarandë, Vlorë dhe Shkodër, Policia e Shtetit organzoi këtë mëngjes një aksion në banesat e 3 gjyqtarëve që zbutën dënimin me burg të përjetshëm për Dritan Dajtin.