
Alexander Arvizu, ish-ambasadori i SHBA në Tiranë, i pyetur për zhvillimet politike në vend deklaron se aktualisht shumë shqiptarë ndihen të depresionuar dhe të sfilitur. “E di që opozita ndihet shumë e frustruar” thotë Arvizu, i cili thekson se “po të ngrihen pyetje mbi legjitimitetin e zgjedhjeve të 2017, tanimë në 2019, logjika nuk qëndron, nuk bën shumë sens.

Krenar Rryci është kandidati i dytë pas Majlinda Halilaj nga lista e Partisë Demokratike, i cili pendohet që ka refuzuar të marrë mandatin. Pasi ka firmosur dorëheqjen pranon se ka ndryshuar mëndje dhe do të bëhet deputet.

Teksa Shqipëria përpiqet prej dekadash të anëtarësohet në Bashkimin Europian, një pjesë e madhe e shqiptarëve ia kanë dalë përmes një rruge tjetër të bëhen qytetarë të BE-së.

Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur masën ekstreme ndaj skuadrës së Kamzës, me përjashtimin e saj nga kampionati i këtij sezoni për pjesën e mbetur dhe zbritjen deri në Kategorinë e Dytë për të rifilluar sezonin e ardhshëm.

Paraditen e së martës, katër deputetë të rinj u betuan në sallën e Parlamentit duke marrë mandatet e dorëzuara nga deputetët e opozitës.

Lefter Maliqi në 2017-ën pas zyrtarizimit të listës së PD në Berat ku renditej i treti, doli përkrahë PS, duke u kërkuar mbështetësve të tij të votonin kandidatët e propozuar nga Rama.

Në Tiranë pothuajse çdo ditë qytetarë të ndryshëm bllokohen në ashensor.

Shtimi i lejeve të ndërtimit ka rritur ofertën për apartamente të reja në Tiranë, ndërkohë që sipas agjencive imobiliare paralelisht janë rritur edhe çmimet e shitjes së banesave me 30-40% krahasuar me 5 vite më parë.

Aleksandar Vuçic la të kuptohet se Beogradi mund ta njohë Kosovën si shtet sovran, por një gjë e tillë, sipas tij, do të kërkonte diçka në këmbim. Këto komente, Presidenti serb i bëri në një intervistë për agjencinë italiane të lajmeve ANSA.

Philip Reeker ka komentuar situatën në Shqipëri duke thënë se janë bërë shumë përpjekje në rrugën e reformave, por se duhet çrrënjosur korrupsioni, të ristrukturohen institucionet kyçe të sundimit të ligjit dhe të reformohet gjyqësori.