
Skuadra e Partizanit kujtoi në 80-vjetorin e lindjes futbollistin më të madh shqiptar, Panajot Panon.

Vendimi i Shoqatës së Arbitrave Shqiptarë, në të cilën janë anëtarë 450 gjyqtarë futbolli, i ka vënë drynin 200 fushave sportive ku do të zhvilloheshin ndeshjet në këtë fundjavë.

Pozicionim më të mirë ka Greqia në vendin e 14-të, Kroacia në vendin e 15-të, Serbia në vendin e 19-të, Bullgaria në vendin e 28-të dhe Sllovenia në vendin e 31-të

Pasi njoftoi të gjithë klubet e futbollit për moszhvillimin e ndeshjeve të fundjavës, Federata Shqiptare e Futbollit doli me një qëndrim zyrtar në mbështetje të vendimit të Shoqatës së Arbitrave për bojkotin e kampionatit, si reagim për dhunën e ushtruar ndaj arbitrit Eldorian Hamiti.

Arbitrat bojkotojnë kampionatin. Nëpërmjet një deklarate për shtyp, Shoqata Bashkimi i Arbitrave të Futbollit Shqiptar njofton se ka vendosur të bojkotojë ndeshjet e futbollit në nivel kombëtare deri në momentin që të ndihen të sigurt dhe Policia e Shtetit të kthehet në stadium.

Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur masën ekstreme ndaj skuadrës së Kamzës, me përjashtimin e saj nga kampionati i këtij sezoni për pjesën e mbetur dhe zbritjen deri në Kategorinë e Dytë për të rifilluar sezonin e ardhshëm.

Drejtuesit e klubit të Kamzës pritet të dalin të mërkurën para gjykatës për t’u njohur me masën , pas arrestimit për incidentin e së dielës në ndeshjen kundër Laçit.

Një ditë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në ndeshjen mes Kamzës dhe Laçit në stadiumin e Kamzës, gjyqtari i dhunuar Eldorjan Hamiti në një intervistë për Top Channel tregon përjetimin jo vetëm si profesionist të ngjarjes.

Dhuna ndaj arbitriti Eldorjan Hamiti në përfundim të ndeshjes mes Kamzës dhe Laçit ka sjellë edhe reagimin e Shoqatës së Arbitrave.

Një penallti e vërshëllyer në minutën e fundit shtesë të takimit Kamza-laçi, në favor të skaudrës kurbinase, i ka kushtuar shtrenjtë gjyqtarit kryesor të ndeshjes Eldorjan Hamiti.