Category Sport

Milani ka një “hero”, por nuk është Higuain

Milani ka gjetur fitoren e parë sezonale, teksa ka mposhtur në “San Siro” Romën me rezultatin 2-1, duke zhytur kryeqytetasit në një mini-krizë rezultatesh. Higuain tregoi edhe këtë herë se mbetet një lojtar për skuadra të mëdha, ndonëse takimin e vendosi Cutrone dhe për golin e parë me Milanin do t’i duhet të presë ende.