
Një lajm tragjik për futbollin shqiptar ka ardhur ditën e sotme nga Suedia. Futbollisti Labinot Harbuzi, me origjinë nga Kosova, është ndarë nga jeta pas një sulmi në zemër.

Aleksandr Kokorin e Pavel Mamayev janë arrestuar nga policia ruse pas çmendurisë së tyre mbrëmjen e së hënës. Gjithçka ka të bëjë me një sherr në një lokal, që kulmoi me agresionin e tyre kundrejt një zyrtari rus.

Kur erdhi në fillim te kuqezinjtë, Panucci tha se shiritin e kapitenit të Shqipërisë do ta mbajë lojtari që ka më shumë ndeshje me Kombëtaren.

Gjinia femërore do të ketë më në fund kampionatin e saj të garave automobilistike. Bëhet fjalë për “W Series”, që do të nisë në maj të vitit 2019. Kjo kategori e re garash do të shohë në pistë makina të njëjta dhe bëhet fjalë për “Tatuus” të kampionatit Formula 3.

Zyra e Prokurorit federal njoftoi se në Belgjikë janë kryer 44 bastisje dhe 13 të tjera në Francë, Luksemburg, Qipro, Mal të Zi, Serbi dhe Maqedon

Andi Lila është një nga lojtarët më me eksperiencë në kombëtaren shqiptare dhe ishte zgjedhur nga trajneri Panucci, për ta shoqëruar në konferencën e sotme për shtyp, në prag të ndeshjes me Jordaninë.

Në vigjiljen e miqësores ndaj Jordanisë, trajneri Cristian Panucci doli në konferencë për shtyp për të zbuluar gjendjen e kombëtares shqiptare dhe për të bërë një vlerësim të kundërshtarit të mërkurën në Elbasan Arena.

Kur në vitin 2013 Japonia u caktua si organizatore e Lojërave Olimpike 2020, shpenzimet ishin parashikuar të arrijnë deri në 7.3 miliardë dollarë

Revista e famshme franceze, “France Football” publikoi gjatë ditës së djeshme listën me 30 futbollistët, që do të jenë kandidatët për të fituar Topin e Artë 2018, çmimin më prestigjoz individual.

Cristiano Ronaldo nuk gjen paqe sa u përket akuzave për përdhunim. Tashmë duket se është një vajzë tjetër, që supozohet se ka marrë të njëjtin trajtim si Kathryn Mayorga, diçka që u zbulua për median amerikane nga avokati i modeles amerikane, Lesli Stoval, duke lënë të kuptohet se ka mundësi që hetimet për Ronaldon të zgjerohen.