
“Kur eritreasit ishim ne, 26 vjet më parë, ju italianët na hapët dyert, na mikpritët në shtëpitë tuaja, na ushqyet. Sot dëshirojmë t’ju kthejmë atë të mirë, edhe pse në mënyrë modeste, duke mirëpritur 20 refugjatë të anijes Diciotti”. Ministri i Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati sintetizon kështu për “Corriere” qëndrimin e qeverisë për pranimin e 20 emigrantëve të bllokuar në Katania një ditë më parë.

Nëse je turist apo një qytetar i Tiranës që ke vendosur të kalosh disa çaste pranë Pazarit të Ri, atëherë momentet e bukura mund t’i ndash në kohë reale me miqtë e tu në rrjetet sociale.

Ministri i Jashtëm italian, Moavero Milanesi ka bërë të ditur se 20 nga 150 emigrantët e bllokuar në Katania do të priten nga Shqipëria, disa minuta pasi ministri ynë i Jashtëm, Ditmir Bushati kishte ofruar ndihmë për këtë çështje.
Kompanitë e huaja në Shqipëri nuk i përdorin paratë që fitojnë këtu për të zgjeruar më tej aktivitetin, por i transferojnë ato menjëherë në vendet e tyre.

"Nëse kërkoni përgjigjen time, unë nuk kam asnjë dilemë. 'Shqipëria e Madhe’ mund të ndalet vetëm përmes kësaj forme", theksoi Vulin

Mjaftojnë pak minuta vëzhgim në disa nga rrugët kryesore pranë Tiranës dhe nuk mungojnë shkeljet e shumta që kryejnë drejtuesit e mjeteve me koshiencë të plotë për të shmangur disa metra më shumë, ku mund të kthehen sipas rregullave.

Vetëm katër mure dhe pa tavan, një gërmadhë përdoret prej 5 vitesh për të mësuar 5 fëmijët e fshatit Vëndresh Mal, në Skrapar.

Dhurata Sulçe prej 14 vitesh lufton për të gjetur vrasësit e vëllait të saj në Greqi, por betejën e saj të parë e fitoi në Gjykatën e Strasburgut.

Shtatori pritet të jetë një muaj i nxehtë për Kosovën. Më i nxehtë madje se gushti me vapë dhe deklarata që tronditën politikën dhe diplomacinë . Teza e korrigjimit të kufijve siç e ka përkufizuar presidenti Thaçi duket se do të jetë në tryezën e bisedimeve Kosovë-Serbi gjatë shtatorit.

"E dënojmë fuqishëm miratimin e Izraelit për të ndërtuar mbi dy mijë ndërtesa të reja banimi në Bregun Perëndimor të cilin e mban të okupuar", thuhet në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Jashtme e Turqisë