
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi thotë se ai asnjëherë nuk ka folur për ndarje të vendit apo shkëmbim të territorit, por, të korrigjimit të padrejtësive që kanë ndodhur nëpër vite.

Thaçi tha se ai nuk përfaqëson idenë e ndarjes ose shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, as formimin e Republikës Serbe në Kosovë ndërsa Vuçiç akuzoi zyrtarët e Prishtinës se nuk duan të bisedojnë për çështje thelbësore

Takimi me kryeministrin Zaev është planifikuar të mbahet nesër në Klubin e Deputetëve, pas së cilës është caktuar një konferencë e përbashkët për media

Kancelarja gjermane Angela Merkel, ai austriak Sebastian Kurz, si dhe shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg do të vizitojnë që të 3 këtë javë Maqedoninë, një sinjal i qartë ky i mbështetjes së Perëndimit për referendumin e emrit më 30 shtator.

Pas një pauze që u dha për 15 minuta, por zgjati në fakt më shumë se 9 orë, seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, e thirrur nga qeveria për emërimin e ekipit negociator në bisedimet me Serbinë, u shty për të mërkurën në orën 14:00.

Erdogan deklaroi se udhërrëfyesi për të cilin ranë dakord Ankaraja dhe Washingtoni në Qershor për qytetin verior të Sirisë, Manbixhin, nuk po procedon sipas planifikimit të bërë.

Presidenti turk thotë se samiti Teheranit ka për qëllim të parandalojë qeverinë ekstremiste të Sirisë.

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev duke folur para anëtarëve të Dhomës Ekonomike në Shkup tha se kryeministri Rama i ka premtuar që Maqedonisë t’i jepet një port në Durrës që do të shfrytëzohet nga kompanitë e Maqedonisë për shkëmbime tregtare.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka folur sot për dialogun e ardhshëm me palën Kosovare në Bruksel, duke thënë se Prishtina nuk do të diskutojnë një çështje të vetme me rëndësi thelbësore.

Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli njoftoi gjatë një konference për mediet të mbajtur në hollin e Kuvendit pas dështmit të mbajtjes së seancës së jashtëzakonshme, se ajo do t’i vazhdojë punimet të mërkurën në orën 14:00. Ai theksoi gjithashtu se, mospjesëmarrja e deputetëve të opozitës në seancën e sotme ka dëmtuar shtetin e Kosovës.