
Instituti i Statistikave të Turqisë, TUIK, publikoi të dhënat ndërkombëtare të emigracionit...

Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë ka paralajmëruar qytetarët turq, të cilët kanë në plan të udhëtojnë në provincën Basra të Irakut, që të shmangin zonat e protestave...

Dhjetë muaj pas përmbytjes nga lumi Vjosë, banorët e fshatit Hoxharë e Re nuk kanë marrë ende asnjë dëmshpërblim. Megjithëse dëmet e shkaktuara në tokat dhe prodhimet bujqësore apo në ushqimin për bagëtinë ishin shumë të mëdha, fermerët e kësaj zone deri tani nuk kanë përfituar asgjë.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit gjatë javës së parë të shtatorit ka kryer disa inspektime për sigurinë ushqimorë. Inspektoret ne Kukës gjatë kontrollit në doganën e Morinit ndaluan miell serb për kafshët për shkak të përmbatjes së lartë të aflatoksinës.

Kancelarja gjermane Angela Merkel, të shtunën do ta kalojë në Maqedoni. Vizita e saj vlerësohet si historike, për shkak të momentit në të cilin ndodhet vendi.

Policia e Korçës ka arrestuar një 37-vjeçar ndërkohë që ka nisur hetimet për administratorin e një firme tregtimi lëndësh drusore për falsifikim dokumentesh dhe fshehje të ardhurash.

Në Kukës, duke nisur nga ky vit shkollor, Drejtoria Rajonale e Arsimit synon përqëndrim të shkollave. Në Bashkinë e Kukësit janë 13 shkolla me klasa kolektive. Më të rrezikuara janë ato të fshatrave, ku shkollat janë me kushte jo të mira dhe numri i nxënësve është i vogël.

Vetëm paqja dhe respekti ndaj njëri-tjetrit shpëton Shkodrën dhe Shqipërinë nga krimi. Për këtë, Kisha Katolike në Shkodër dhe Myftinia shprehën gatishmërinë e tyre për të kontribuar.

Ushtria e Republikës së Maqedonisë e ka shënuar 27-vjetorin e Pavarësisë së vendit me një breshëri nderi artilerie të rëndë nga batalioni përkatës në kazermën “Ilinden” në Shkup, mbrëmjen e 7 shtatorit.

President serb, Aleksandar Vuçiç do të nisë këtë të shtunë vizitën e paralajmëruar dyditore në Kosovë, me një agjendë të përcaktuar qartë dhe të ngjeshur.