Category Rajoni

Maqedoni, i hapet “rrugë” ndryshimit të emrit

Komisioni parlamentar për çështje kushtetuese në Maqedoni i hapi rrugën debatit në seancë plenare të parlamentit mbi projekt-amendamentet për ndryshimet kushtetuese, përkatësisht për ndryshimin e emrit të vendit në Republika e Maqedonisë së Veriut, sipas marrëveshjes së 17 qershorit me Greqinë.