Category Rajoni

Skrapari mbyll bashkinë, nuk ka para

Bashkia e Skraparit do mbyllë të gjitha kopshtet, çerdhet dhe qendrat e tjera në varësi të saj sepse prej dy muajsh nuk ka më asnjë fond parash dhe nuk jepen as pagat. Konflikti politik në këtë bashki me kryetarin e zgjedhur nga LSI, është shkaku se përse këshilltaret bashkiakë nuk miratojnë buxhetin.

“Bastet” i merr bashkia; Ambientet i kthen në zyra për aplikimin e Pasaportave

Deri pak javë më parë, kjo hapësirë në afërsi të Pallatit me Shigjeta shërbente si lloto, ku të rinjtë harxhonin jo vetëm kohë, por edhe kursimet familjare për të vënë baste. Sot ajo është transformuar totalisht, për t’u kthyer në një nga zyrat moderne të aplikimit për karta dhe pasaporta biometrike për gjithë banorët e Njësive Administrative 6 dhe 7.