“FiKiBio” edhe në Shqipëri. I pari në vendet e Ballkanit Perëndimor

Shqipëria bëhet vendi i parë në Ballkanin Perëndimor që pajiset me një laborator të lëvizshëm për nxënësit shqiptarë. “FiKiBio” është laboratori që ministria e Arsimit ka marr si dhuratë nga Qeveria gjermane, nëpërmjet këtij autobusi lëvizës me mjetet më të fundit teknologjike, fëmijët në shkolla të ndryshme të vendit do të mund të eksperimentojnë fenomene dhe dukuri natyrore të cilat i mësojnë në teori në librat shkollorë.