
Do të mbahet më 18 korrik takimi i radhës ndërmjet presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologut të tij serb, Aleksandar Vuçiç.

"Ne qartë kemi deklaruar se pas përfundimit të procedurave të brendshme, përfshirë edhe ndryshimin e Kushtetutës dhe zbatimin e marrëveshjes, atëherë FYROM-i do të jetë vendi i 30-të anëtar i NATO-s me emrin Republika e Maqedonisë së Veriut”

NATO gjithashtu u zotua t’i sigurojë Turqisë “masa të përshtatura të sigurisë” që synojnë garantimin e sigurisë së aleancës

Përfshirja e diasporës në strukturën e qeverisjes vendore është synimi i projektligjit të propozuar nga Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, ‘Disa ndryshime dhe shtesa në Ligjin Nr.139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”.

Kryeministri Edi Rama bëri me dije me anë të një postimi në Facebook se “Shqipëria vlerësohet shumë pozitivisht për kontributin e saj në programin e NATO-s”.

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për agjencinë greke të lajmeve “AMNA”, duke u shprehur se Shqipëria dhe Greqia do të arrijnë një marrëveshje për një dokument të ri strategjik bashkëpunimi.

Në samit merr pjesë edhe presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, i cili ishte i pranishëm në ceremoninë zyrtare të pritjes së organizuar nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg

SHBA ka intensifikuar luftën e saj tregtare me Kinën, duke hartuar një listë produktesh me vlerë 200 miliardë dollarë, që planifikon t’u vendosë tarifa që nga shtatori.

Ministri britanik i Mbrojtjes po fajëson Rusinë për vdekjen e një gruaje të helmuar nga i njëjti agjent nervor i përdorur kundër një ish-spiuni rus dhe vajzës së tij në mars. Dawn Sturgess vdiq të dielën në një spital në Salisbury të Anglisë jugore.

I zhvilluar në mes të krizës qeveritare britanike, takimi i nivelit të lartë të Ballkanit Perëndimor në Londër dha pak impulse për procesin e bashkëpunimit rajonal dhe perspektivën për t'u pranuar në Bashkimin Evropian.