Category Politike

KQZ, beteja e re qeveri-opozitë; 4 anëtarëve u mbaron mandati

Fushëbetejës së politikës pritet t’i shtohet një tjetër front, ai për kontrollin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Mësohet se sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit ka njoftuar tashmë Komisionin e Ligjeve, se 4 nga 7 anëtarët e KQZ-së janë në përfundim të mandatit dhe se duhen nisur procedurat për zëvendësimin e tyre.

PD: Arta Marku po i mbyll gojën drejtësisë

Demokratët akuzuan kryeprokuroren e përkohshme, Arta Marku se me urdhër të Kryeministrit Rama, po godet dhe shantazhon grupin e prokurorëve antimafia. Sipas demokratëve, pjesë e të njëjtit skenar të ideuar nga kreu i Qeverisë, është edhe transferimi i 3 prokurorëve të Krimeve të Rënda dhe procedimi disiplinor për 10 prej tyre, që ndiqnin dosjet e krimit të organizuar.