Sfidat e perspektivat në njëzetvjetorin e çlirimit të Kosovës

Kalvari i mundimeve që solli liria e munguar mori fund për popullin kosovar njëzet vite të shkuara; ato mundime ua lanë vendin dhimbjeve të lindjes së shtetit të pavarur. Fati i qytetarëve kosovarë ishte tanimë në duart e tyre. U takonte atyre të vendosnin për të! Kosova nuk është më krahina autonome e ish-Jugosllavisë, nuk përballet më me represionin policor dhe ushtarak serb. Ndërtimi i një rendi demokratik është tani sfida e kosovarëve në vendin e tyre të lirë