
Një avion rus i tonazhit të rëndë mbërriti sot pasdite në Châteauroux (qendër e Francës) për të ngarkuar 50 ton pajisje mjekësore dhe produkte bazë nga Franca, bëhet e ditur nga media e pranishme në vendngjarje

SHBA-ja njoftoi sot një ndihmë shtesë prej 200 milionë dollarë për të forcuar mbrojtjen e Ukrainës.

Katër shtetas turq, dy prej tyre gazetarë u arrestuan në Greqi për hyrje ‘’në një zonë të ndaluar’’ në afërsi të kufirit greko-turk, ku u dënuan sot me tre muaj burg me kusht dhe më pas janë lënë të lirë, bëhet e ditur nga burime të policisë.

Ndonëse është punuar në drejtim të mbetjeve urbane, çështja e pastërtisë mbetet ende problematike në vend.

Ish avokati i presidentit Trump, Michael Cohen, ka regjistruar fshehurazi klientin e tij teksa diskutonte pagesat për një ish modele të playboy.

Qeveria ka miratuar një vendim, i cili synon të zhbllokojë ngërçin e pronësisë për banesat e ndërtuara para vitit 1991.

17 persona u konfirmuan të vdekur në tragjedinë e një dite më parë të ndodhur në Misuri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku një varkë u mbyt në liqen.

Me një ironi të lehtë mes rreshtave, ministri i Jashtëm malazez i hodhi poshtë pretendimet e Donald Trumpit mbi agresivitetin e qytetarëve të vendit të tij.

Një kompani britanike pretendon të fillojë prodhimin e të ashtuquajturave qese “Oxo-biodegradable”, të cilat shpërbëhen në mjedis njësoj si gjethet, madje edhe më shpejt, duke mos lënë mbrapa asgjë.

Libia ka kundërshtuar planin e Bashkimit Europian për të ngritur atje qendrat e pritjes së emigrantëve dhe trajtimit të kërkesave të tyre për azil në vendet Perëndimore.