
Përmes zëdhënësit të saj, presidenca i ka cilësuar si sipërfaqësore, emocionale e të pathelluara, reagimet që kanë ardhur kundër vendimit të Presidentit Meta për rikthimin në Kuvend për rishqyrtimin ligjin që parashikonte ndërtimin e një godine të re si Teatër Kombëtar, duke prishur atë aktual.

Një 48-vjeçar nga fshati Lis i Matit është vënë në pranga nga policia pasi ka kanosur një shtetase e më pas duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur ka përplasur një tjetër automjet.
Ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vëllait të tij më të madh, pa asnjë shkak konkret, por u vu në pranga vetëm një muaj pas ngjarjes.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka mbyllur një fast- food në Shëngjin, i cili ishte në shkelje të kushteve higjieno-sanitar.

Pas protestës të zhvilluar një javë më parë nga banorët e fshatrave Otllak dhe Orizaj në Berat ka reaguar edhe drejtori i ujësjellësit në Berat, Refat Arizi.

U shemb ne muajin mars dhe ende vazhdon te mbetet e pariparuar rruga që të çon në Kalanë e Lezhës.

Rregullorja e posaçme e qeverisë gjermane, publikuar nëntorin e 2015-tës, për punësimin ligjor të qytetarëve nga Bosnja, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia e Shqipëria ka dhënë mjaft efekt.

Ligjvënësit britanikë kërkojnë të vendoset një lloj kontrolli mbi rrjetet sociale duke paralajmëruar për një krizë të demokracisë me argumentin se votuesit bombardohen me “pikëpamje të dëmshme” dhe manipulimin e të dhënave.

Në operacionet e Forcave të Armatosura Turke (TSK) në provincat Shërnak (Şırnak), Marzin, Erzurum, Bingël (Bingöl) dhe në veri të Irakut, realizuar ndërmjet datave 20-27 korrik, janë neutralizuar 44 terroristë.

Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë bëri të ditur se Pretendimet se Ebru Ozkan është lënë e lirë në shkëmbim të Andrew Brunson janë të pabaza.