
Qepa dhe hudhra janë përbërës të zakonshëm në kuzhinë dhe i bëjnë shumë mirë shëndetit.

Në stadiumin “Flamurtari” është zhvilluar një ndeshje e veçantë futbolli, ku janë përballur të dënuarit e burgut të Fierit dhe të rinjtë e ekipit të Flamurtarit.

Stina e nxehtë përherë sjell me vetë edhe rrezikun e zjarreve, ku situata bëhet më e frikshme në zonat urbane. Nëse përshkon rrugicat e ngushta të kalasë së Elbasanit nuk mund të mos mendosh për mënyrën e menaxhimit të situatës në rast zjarri. Edhe pse nuk ka pasur raste të tilla, banorët nuk e fshehin shqetësimin.
Pasditen e së shtunës janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri në qytetin e Korçës.

Policia e Vlorës ka njoftuar pasditen e së shtunës se ka sekuestruar 412.5 kg kanabis.

Transporti i pasagjerëve me autobusë, dhe transporti i mallrave me kamionë do të kalojë në sitën e një task force të posaçme që do të kontrollojë, zbatimin e licencave dhe certifikimin e mjeteve.

Vrasja e ish-efektivit të policisë në Shkodër, Boran Bërçana me shumë gjasa do arkivohet në dosjet e pazbardhura. Kur kanë kaluar gati 2 javë nga ekzekutimi brutal i 30-vjeçarit dhe bashkëjetueses së tij, hetimet kanë mbetur në vend numëro.

Një 40-vjeçar me banim në Elbasan, u arrestua të martën pranë Parkut të Liqenit Artificial në kryeqytet me akuzën e ngacmimit seksual.

“Gjashtëmujori i parë i 2018-ës ka njohur fluks në rritje të emigrantëve të paligjshëm që kanë kaluar kufirin shqiptar,ndërsa në pikat kufitare ka mungesa në logjistikë. Shteti shqiptar nuk ka kapacitetet për të ushtruar kontrolle në të gjithë kufirin e gjelbër.”

Një banesë është vjedhur, pasi janë thyer dyer e dritare, në hyrje të qytetit të Shkodrës në lagjen “Xhabije”. Autorët kanë hyre nga pjesa e pasme e shtëpisë, duke thyer dritaret e katit të parë.