
Gjykata Administrative ka ruajtur të paprekur kanionet e Osumit. Me një vendim të datës 30 korrik, gjykata ka pranuar vendimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, e cila në shkurt të këtij viti vendosi anulimin e kontratës për ndërtimin e dy HEC-eve në kanionet e Osumit.

Kanali i ujërave të larta në Plepa të Durrësit është kthyer jo vetëm në një vatër infeksionesh për pushuesit në bregdet, po dhe një imazh që dëmton rëndë turizmin e zonës.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shtuar ritmin e punës, teksa sot ka dhënë vendimet duke përjashtuar nga sistemi i drejtësisë prokurorin e Tiranës, Dritan Rreshka dhe gjyqtarin e Gjykatës së Lartë Artan Broci.

Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit, për klimën e biznesit në Shqipëri, ka shkatuar debate të ashpra politike. Për Lulzim Bashën raporti vërtetoi akuzat e opozitës për qeverisjen e Ramës në këto pesë vite.

Bllokimi nga Tatimet për të ushtruar për 30 ditë aktivitetin për restorantet, baret, hotelet dhe resortet e vijës bregdetare, që janë kapur duke kryer evazion fiskal, përkon me kulmin e sezonit turistik dhe për mjaft biznese, kjo është një humbje e madhe.

Një orkestër me 43 produksione dhe 100 koncerte në mbarë botën, Orkestra e Mbretërisë së Aragonit vjen për herë të parë në Shqipëri për të sjellë për publikun shqiptar një bashkëpunim mes artistëve spanjollë e shqiptarë.

Ekipet e shpëtimit kanë shpëtuar 500 alpinistë të bllokuar si pasojë e tërmetit që goditit ishullin Lombok të Indonezisë

Një gjykatë izraelite ka dënuar me pesë muaj burgim një poete të shquar palestineze me arsyetimin për "nxitje të terrorizmit" në platformat e rrjeteve sociale

CEF është instrument kyç i financimit të BE-së për inkurajimin e rritjes, punësimit dhe konkurrencës nëpërmjet investimeve në infrastrukturë në nivel evropian

Shkencëtarët kanë zbuluar një lloj të ri të virusit Ebola tek lakuriqët në Sierra Leone