
"Avancimi i kërkesave të njëanshme, në vend të rikthimit të besimit, do të thellojë edhe më shumë mosbesimin", tha ministri verikorean, Ri Yong Ho

Në Kalanë e Shkupit sot u organizua programi tradicional i synetit të 300 fëmijëve

Një qen gjashtëvjeçar i cili ka një sens nuhatje mbi mesataren i ka shkaktuar shumë probleme karteleve të drogës në Kolumbi, saqë tani “narkot” ofrojnë 7000 dollarë për këdo që e vret apo e kap.

Përfshirja e Shqipërisë në hartën e vendeve turistike europiane konsiderohet një nga arritjet më të mëdha për ekonominë shqiptare. Turistë nga vende të ndryshme të Europës po pushojnë, kryesisht me qëndrime 5-20 ditore, duke shfrytëzuar mundësitë e shumta që ofron vendi.

Divjaka është një nga zonat më prodhuese të vendit. Produktet e dala nga zona e Divjakës zënë vendin kryesor në tregun vendas dhe jo vetëm.

Një aksident automobilistik ka ndodhur në autostradën Levan-Tepelenë në vendin e quajtur Selishtë në Mallakastër, ku një çift ka mbetur i plagosur.

Taksa e re e pronës nuk do të mblidhet më nga ujësjellësi, por qytetarët do ta paguajnë në faturën e energjisë. Ministria e financave ka përgatitur projektvendimin, i cili cakton operatorin e shpërndarjes së energjisë si agjent për mbledhjen e taksës së ndërtesave nga qytetarët.

Një azilkërkues nga Neubrandenburgu, i dëbuar në mënyrë të paligjshme, do të kthehet së shpejti në Gjermani, raporton “Der Spiegel”.

Në një rast të paprecedent, Gjykata e Tropojës ka penguar zbatimin e vendimit të Gjykatës Administrative të Tiranës duke lejuar vijimin e punimeve për ndërtimin e hidrocentraleve mbi lumin Valbona. Gjykata Administrative urdhëroi pezullimin e punimeve, por kompania ndërtuese fitoi të drejtën në Gjykatën e Tropojës që të pezulloheshin veprimet e përmbaruesit.

Aksidentet e fundit automobilistike me viktima kalimtare e pasagjerë e kanë detyruar policinë rrugore të nisë një fushatë sensibilizuese në të gjithë vendin. Kësaj radhe policia ka marrë rolin e prindit që na këshillon të ecim ngadalë e te mos pimë alkool.