
Situata e tensionuar në veriun e Kosovës ka bërë që institucionet vendase të jenë më vigjilente. Zv.ministri i Punëve të Brendshme, Abdulselami Shkodra e kaloi natën e së shtunës duke u marrë nga afër me zhvillimet që ishin paralajmëruar se mund të ndodhnin në veri të vendit.

Dy adoleshentë janë arrestuar nga efektivë të Komisariatit të Policisë së Sarandës, pasi janë kapur në flagrancë në zotërim të lëndëve narkotike të llojeve të ndryshme.

Ishte prenotuar për të marrë nusen, gjatë një ceremonie martesore, por ka përfunduar i përplasur me një pemë, e për pasojë është detyruar të bëjë ulje të detyruar.

Dy drejtues mjetesh janë arrestuar nga efektivë të Policisë Rrugore në Qarkun e Dibrës, në kuadër të masave për parandalimin e aksidenteve rrugore.

Rreth 7.000 shtetas shqiptarë dhe të huaj kanë hyrë në Shqipëri që prej mëngjesit të së shtunës, vetëm përmes pikës së kalimit kufitar të Kakavijës.

Plot 11 mijë udhëtarë dhe 1.500 makina pritet të hyjnë në vendin tonë gjatë kësaj të diele nga vendkalimi kufitar i Portit të Durrësit.

Eksportet blegtorale janë rritur me 39% gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti, duke regjistruar vlerën 537 milionë lekë, kundrejt 386 milionë lekë që ishin në periudhën janar-qershor 2017.

Zhvillimet e fundit ekonomike dhe politike në Kosovë ishin në qendër të takimit që kryeministri Ramush Haradinaj zhvilloi sot në Prishtinë me Gjeneralin Joseph L. Lengyel, Shef i Byrosë së Gardës Kombëtare dhe anëtar i Shtabit të Përbashkët të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e cilësoi një lajm shumë të mirë dhe një vlerësim për Shqipërinë krijimin e bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë.

Investimi i qeverisë në ndërtimin e rrugës Kardhiq-Delvinë, në jug të vendit, shkurton në 3 orë kohën e udhëtimit nga Tirana deri në Sarandë dhe i jep një hov të mëtejshëm turizmit në vendin tonë.