
Fluksi i madh i emigrantëve të mbërritur me tragetet e linjës gjatë fundjavës, ka ndikuar në grafikun e lëvizjes së trageteve nga porti italian i Barit në drejtim të Durrësit.

Xheremi Korbinit, kryetarit të laburistëve britanikë, në opozitë, iu desh të kërkonte falje për organizimin e një manifestimi në vitin 2010, ku folësi e krahasoi qeverinë e Izraelit me nazistët.

Banorët e Laprakës do të kenë një lulishte të re për të kaluar disa momente çlodhëse. Bashkia e Tiranës ka nisur punimet për ndërtimin e lulishtes tek rruga “Pandi Dardha” por jo vetëm, e cila do të transformojë tërësisht bllokun e banimit që më parë ka qenë i mbushur me inerte apo i zaptuar nga parkingjet private.
Presidenti Hashim Thaçi është deklaruar edhe një herë në lidhje me debatin e ngjallur së fundi për raportin Kosovë-Serbi dhe korrigjimin e kufirit.

Starton sot pasdite në Berlin, kampionati Evropian i Atletikës në ambiente të hapura. Shqipëria përfaqësohet në këtë eveniment me Izmir Smajlaj që do të marrë pjesë në garën e kërcimit së gjati dhe Luiza Gega.

Pavarësisht se është vetëm 20 vjeç, në qendrën e vëmendjes së Lautaro Martinez ka qenë topi i futbollit. Lojtari argjentinas, i cili kaloi tek Interi pasi u rrit si futbollist tek Racing Club, u shfaq i motivuar për këtë aventurë të re në karrierën e tij.

Mes kritikave se Nikolas Maduro do ta përdorte incidentin për të sulmuar kundërshtarët, autoritetet venezueliane kanë vënë në pranga 6 persona të dyshuar si të lidhur me sulmin me dron të mbushur me eksplozivë të ndodhur një ditë më parë.

Pas Mesut Ozil, tashmë kombëtarja e Gjermanisë nuk do të ketë më as veteranin Mario Gomez, i cili nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka bërë të ditur largimin nga përfaqësuesja.

Policia tha se 9 persona kanë humbur jetën në sulmet e armatosura mbrëmjen e së premtes dhe të dielën gjatë natës në Chicago, ndërsa 60 të tjerë janë plagosur

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në kuadër të përpjekjeve për të vënë kontroll në tregjet mbarë vendit ka nisur inspektimin në disa prej tyre, atë të e qarkut të Lezhës dhe Elbasanit. Aku konstatoi se shumë prej subjekteve nuk kishin vulë, certifikatë veterinare si dhe ishin të pa regjistruar në QKB.