Category Lajme

Tragjedia në Genova, pas dhimbjes shpërthen zemërimi

Pas tragjedisë vijnë polemikat. Ndërsa qindra pjesëtarë të skuadrave të shpëtimit kërkonin për ndonjë të mbijetuar, pas shembjes së urës në Genova, të gjithë pyesnin sesi ka mundësi që një aksident i tillë të ndodhë në një vend të industrializuar e modern, ekonominë e 8 më të madhe të botës.