Plastika na vjen në tryezë; Ndotja në lumenj dhe det, kërcënimi përmes peshkut

Dëmi që po i bëjmë çdo ditë lumit dhe detit duke hedhur qese dhe plastike, na kthehet të gjithëve në tryezë. Ambientalistët thonë se mikroplastika depërton deri tek indet e peshkut, te cilin e konsumojmë në shtëpi apo restorante. Ndërkohë ata që merren më mirë ushqyerjen sugjerojnë që në këtë situatë të konsumohet peshku i rezervatit.