
Skandali i lojërave të fatit merr përmasa të tjera. Top Channel publikon dokumentet zyrtare që tregojnë se taksat mbi kompanitë basteve sportive do të ulet me 40 për qind shumë shpejt, jo me një ligj të ri, por falë një ligji të votuar në shkurt të vitit 2015, i cili i fillon efektet pikërisht tani.

Në kuadër të sezonit turistik dhe garantimit të sigurisë ushqimore, Top Channel pyeti edhe drejtorin e përgjithshëm të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, për pesticidin e rrezikshëm “Metomil 90”, që hyn kontrabandë në Shqipëri duke iu shmangur edhe filtrave të AKU-së.

Ashtu siç paralajmëroi Top Channel pak ditë më parë, disa agjenci udhëtimesh po hetoheshin nga Sektori i Krimit Ekonomiko-Financiar për skema mashtrimi me biletat e avionit.

Një aksident ka ndodhur rreth orës 12.30 në fshatin Spille, ku motori ka dalë nga rruga e për pasojë është përplasur me një shtyllë.

Tregu i gjësë së gjallë për bashkinë e Prrenjasit, sipas Drejtorisë së Bujqësisë, ai nuk plotëson asnjë nga kushtet për të funksionuar si i tillë ndaj dhe është kërkuar mbyllja e tij.

Ndërkohë që Evropa dhe Shqipëria janë prekur nga një vale e të nxehtit afrikan, qarku i Dibrës është përballur me reshje të dendura pasditen e sotme.

Izraeli përuroi një godinë të re në Jerusalem nën emrin e “Qendrës Kulturore të Hebrenjve të Jemenit”.

Në njoftimin e prokurorisë theksohet se 27 të dyshuarit, në mesin e të cilëve janë tre kolonelë, një nënkolonel, tetë majorë, 12 kapitenë, një toger dhe dy nënoficerë, kanë komunikuar me “imamët” brenda FETO-s

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në kryeqytet. Bashkëshortja e gjyqtarit Dritan Hallunaj është vetëflijuar duke u hedhur nga ballkoni i katit të pestë.

Së bashku me pjesëmarrjet e fundit, rreth 100 mijë opozitarë u mblodhën nën një kulm dhe me këtë e formuan grupin më të madh ushtarak i cili lufton kundër regjimit të Bashar al-Asadit në Siri