
Tregu i gjësë së gjallë në Milot të Kurbinit vazhdon të mbesë një sfidë e pakapërcyeshme për Autoritetin Kombëtarë të Ushqimit. Tregtimi i produkteve më bazë shtazore bëhet në mes të pluhurit dhe mbeturinave.

Dy persona kanë dhunuar me sende të forta një 35-vjeçar në Korçë.

Presidenti venezuelian, Nicolas Maduro i ka mbijetuar një atentati të ndërmarrë ndaj tij përmes “drone”-ve të mbushur me eksplozivë. Maduro ishte duke folur në një ceremoni ushtarake në Karakas, në momentin kur ndodhi sulmi i papritur.

Dy adoleshentë janë arrestuar nga efektivë të Komisariatit të Policisë së Sarandës, pasi janë kapur në flagrancë në zotërim të lëndëve narkotike të llojeve të ndryshme.

Ishte prenotuar për të marrë nusen, gjatë një ceremonie martesore, por ka përfunduar i përplasur me një pemë, e për pasojë është detyruar të bëjë ulje të detyruar.

Dy drejtues mjetesh janë arrestuar nga efektivë të Policisë Rrugore në Qarkun e Dibrës, në kuadër të masave për parandalimin e aksidenteve rrugore.

Një qen gjashtëvjeçar i cili ka një sens nuhatje mbi mesataren i ka shkaktuar shumë probleme karteleve të drogës në Kolumbi, saqë tani “narkot” ofrojnë 7000 dollarë për këdo që e vret apo e kap.

Përfshirja e Shqipërisë në hartën e vendeve turistike europiane konsiderohet një nga arritjet më të mëdha për ekonominë shqiptare. Turistë nga vende të ndryshme të Europës po pushojnë, kryesisht me qëndrime 5-20 ditore, duke shfrytëzuar mundësitë e shumta që ofron vendi.

Në një rast të paprecedent, Gjykata e Tropojës ka penguar zbatimin e vendimit të Gjykatës Administrative të Tiranës duke lejuar vijimin e punimeve për ndërtimin e hidrocentraleve mbi lumin Valbona. Gjykata Administrative urdhëroi pezullimin e punimeve, por kompania ndërtuese fitoi të drejtën në Gjykatën e Tropojës që të pezulloheshin veprimet e përmbaruesit.

Aksidentet e fundit automobilistike me viktima kalimtare e pasagjerë e kanë detyruar policinë rrugore të nisë një fushatë sensibilizuese në të gjithë vendin. Kësaj radhe policia ka marrë rolin e prindit që na këshillon të ecim ngadalë e te mos pimë alkool.